Lista serbe e Goran Rakiqit luan ping-pong me qeverinë Hoti

  • 07 June 2020 - 09:05
Lista serbe e Goran Rakiqit luan ping-pong me qeverinë Hoti

“Nuk është kurrfarë sensacioni apo habi aq e madhe se edhe partneri tekanjoz si Lista serbe që ka dëshmuar, qysh në fillim se nuk tradhton interesat e popullit të vet, siç veprojnë politikanët e shitur shqiptar, e vërtetoi po në mbledhjen e dytë të Qeverisë Hoti, se nuk ka kurrfarë interesimi për ti kontribuar mbarëvajtjes dhe stabilitetit të qeverisjes në koalicionin me LDK-në, por thjeshtë është futur aty, si pykë e ngulitur thellë nga qeveria serbe, vetëm për të realizuar interesat e Serbisë sipas direktivave që i vijnë nga Beogradi. Për aq më tepër, për tu bërë rasti edhe më skandaloz vet numri dy në kabinetin e Qeverisë Hoti, zv. Kryeministri Goran Rakiq dhe Ministri Jevtiq, "befasuan" të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar, duke votuar publikisht kundër programit të Qeverisë Hoti, pjesë e të cilës, të paktën në letër, janë edhe ata vet, madje Goran Rakiq edhe zëvendëskryeministër i parë i Avdullah Hotit, që nuk ka ndodhur asnjëherë, në historinë e pasluftës”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Analisti politik Gani Qarri, ka reaguar pas bredhjes së dytë të Qeverisë së Kosovës, në të cilën u votuar Programi i ri Qeverisës, dhe kundër të cilit votuan partnerët e koalicionit nga Lista serbe Goran Rakiq që është kryetar i Listës Serbe derisa Dalibor Jevtiq nënkryetar, të cilët edhe kanë nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Njëri ka pozitën e zëvendëskryeministrit kurse tjetri të ministrit në Qeverinë Hoti. E heshtja e kryeministrit Hoti ndaj kësaj sjellje të anëtarëve të kabinetit kundërProgramit Qeverisës, sipas analistit politik Gani Qarri flet më së miri për nënshtrimin e kryeministrit Ndaj politikës destruktive të Listës serbë dhetërthorazi edhe ndaj qendrës së Listës ne Beograd. Sipas Qarrit, derisa fati i Qeverisë në kuvend varet nga votat e listës Serbë, ministrat e këtij subjekti politik por edhe deputetët në Kuvend, do të vazhdojnë ta shantazhojnë atë duke luajtur lojën e ping pongut për interesat e tyre.

Image
Gani Qarri

“Nuk është kurrfarë sensacioni apo habi aq e madhe se edhe partneri tekanjoz si Lista serbe që ka dëshmuar, qysh në fillim se nuk tradhton interesat e popullit të vet, siç veprojnë politikanët e shitur shqiptar, e vërtetoi po në mbledhjen e dytë të Qeverisë Hoti, se nuk ka kurrfarë interesimi për ti kontribuar mbarëvajtjes dhe stabilitetit të qeverisjes në koalicionin me LDK-në, por thjeshtë është futur aty, si pykë e ngulitur thellë nga qeveria serbe, vetëm për të realizuar interesat e Serbisë sipas direktivave që i vijnë nga Beogradi. Për aq më tepër, për tu bërë rasti edhe më skandaloz vet numri dy në kabinetin e Qeverisë Hoti, zv. Kryeministri Goran Rakiq dhe Ministri Jevtiq, "befasuan" të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar, duke votuar publikisht kundër programit të Qeverisë Hoti, pjesë e të cilës, të paktën në letër, janë edhe ata vet, madje Goran Rakiq edhe zëvendëskryeministër i parë i Avdullah Hotit, që nuk ka ndodhur asnjëherë, në historinë e pasluftës”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Kjo sjellje, sipas Qarrit, tregon se Rakiç dhe Jevtiq janë tërësisht të kthyer me fytyrë nga Beogradi, marrin urdhrat e qeverisë serbe, kurse ulësen e përdorin në Qeverinë e Kosovës për ti zbatuar politikat e Beogradit. “Ndaj parë në realitet, kjo do të thotë se njëri as tjetri, pra Rakiqi as Jevtiqi, nuk e njohin fare shtetin e Kosovës, as këtë qeveri kukull dhe kurdo që e marrin sinjalin nga Beogradi janë të gatshëm edhe për ta pamundësuar punën e saj ngase kanë 10 vota të listës serbe nga të cilat varen të gjitha vendimet e koalicionit aktual në Kuvend”, thotë analisti politik Gani Qarri.

E se sa në të vërtetë është nënshtruar Qeveria Hoti ndaj Beogradit dhe Listës Serbë, sipas Qarrit, e dëshmon më së miri përfshirja në program Qeverisës të pikës së veçantë për heqjen reciprocitetit ndaj Serbisë dhe të gjitha barrierave të tjera që Beogradi i konsideron pengesa për të filluar dialogun. Qarri thotë se Kjo Qeveri e kontrolluar nga Lista serbë duhet të shkon në shpi sa më shpejtë që të jetë e mundur, për të shkuar në zgjedhje të reja dhe krijuar qeveri tjetër me legjitimitet qytetar.

“Sa më shumë që zgjat qëndrimi në pushtet dhe parti i "komandantëve" kuisling e sharlatan, aq më të padurueshme, të trishta dhe skandaloze bëhen uverturat e tyre të paprecedent. Fakti që këshilltarja e Hashim Thaçit, autorit faktik të formimit të qeverisë së re kukull dhe pushtetit aktual ekzekutiv,Dhurata Hoxha anëtare e kryesisë së PDK-s, ish këshilltare e Thaçit në kohën sa ai ishte kryeministër, këshilltare e Kadri Veselit gjatë viteve që ky udhëhoqi Kuvendin e Kosovës dhe ministre në Ministrinë e Integrimeve "evropiane", pikërisht gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, e cila me paratë e taksapaguesve të varfër kosovar,hiq më larg se në vitin 2019, ka paguar mbi 168 mijë euro firmën franceze "Majorelle PR & Events" me seli në Paris,që të lobonë për ndarjen e vendit tonë dhe ta shes këtë tradhti të pa precedan kombëtare, si ide të Kosovës për marrëveshje me Serbinë, dëshmon më së miri se nga çfarë kuislingësh e renegatësh udhëhiqet dhe në çfarë rreziku permanent është dhe mbetet, tash e mbi 20 vite, vend ynë i mjerë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)