Tërnava sulmon ashpër: Kryeministri Hoti po mashtron, nuk e ka prioritet sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsioni

  • 07 June 2020 - 09:12
Tërnava sulmon ashpër: Kryeministri Hoti po mashtron, nuk e ka prioritet sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsioni

"Në thelb të krejt çështjesështë edhe rrëzimi i qeverisë Kurti që po del se e ka pas qëllimin që qeveria e re, tani e Avdullah Hoti, ti amortizoj veprimet e qeverisë së mëparshme, dhe më mënyra të ndryshme juridike ta bëjë amnestimin e veprave të kryera të 20 viteve të mëparshme e deri më tani. E në marrëveshjen e radhës mes Serbisë e Kosovës dhe njohjeve të pavarësive reciproke mes veti, të tentohet që nga kjo kohë e tutje të jetësohet ligji i Veiting. Vetëm në këtë mënyrë politikanët në pushtet të deritashëm do ta vlerësonin qeverinë e Avdullah Hotit si qeveri e suksesshme”, thotë eksperti i sigurisë dhe së drejtës Hajrullah Tërnava.

Eksperti i fushës së të drejtës dhe sigurisë, Hajrullah Tërnava, konsideron se ishte mashtrimi i madh që i është bërë elektoratit të LDK-së dhe shumicës së votuesve të tjerë që ja besuan shumicën e votave këtij subjekti politik në emër të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, duke u zotuar në bërjen e ligjit Veting gjatë vitit të parë të mandatit qeverisës. Përkundër këtij premtimi, Tërnava thotë se tani kur LDK e ka prishë koalicionin me LVV-në dhe i ka marr nën sqetull ish partitë politike të koalicionit PAN- botërisht po paralajmëron heqjen dorë nga reformat në drejtësi dhe nga ligji Veting. Kështu LDK po ja zgjatë jetën krimit të organizuar dhe po i merr nën mbrojtje të korruptuarit në të gjitha nivelet e institucioneve. “ Qeveria Hoti ngadalë por sigurt po përgatitet për heqjen nga programi legjislativ të projektin për iniciativën ligjore të ligjit Veiting, të cilin e kishin premtuar dhe filluar ta punojnë në nivel të ekspertëve që në fillim të mandatit së bashku me LVV-në. Heqja dorë nga ky projekt, shtyllë kryesore e reformimit të sistemit të drejtësisë, u tha ashiqare, ndonëse pak a shumë tërthorazi, në mbledhjen e dytë të qeverisë së Kosovës. Rreth këtij projekti të reformës në drejtësi, ka folur dhe raportuar gjerë e gjatë zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-se Driton Selmanaj i cili ka shfaqur hamendjen nëse Veitingu do të behet apo hiqet dorë nga ai, për të iniciuar proces tjetër, ndryshime në Kushtetutë. Ishte shumë befasues deklarimi i Driton Selmanajt para ministrave duke thënë se deri më tani nuk e kanë ende të qartë nëse do ta realizojnë një proces të Veitingut apo do të gjejnë alternativë tjetër. Kjo paraqitje e tij, me këtë hamendje, na bënë të kuptojmë se kur ka folur Avdullah Hoti për Vetingun ka mashtruar sepse nuk e ka prioritet sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, thotë Hajrullah Tërnava .

Image
Hajrullah Ternava

E sipas Tërnavës, distancomi, heqja dorë nga ky projekt serioz, nuk mundë të arsyetohet ndryshe veç se me frikën që njerëzit e po kësaj Qeverie, nga të gjitha partitë politike në koalici9on, i frikësohen Vetingut dhe pasojave të tij, sepse nuk janë njerëz më të kaluar të pastër. “Nga krejt kjo që e thotë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj,qartë po shpërfaqet frika nga ligji Veiting, pikërisht për faktin se me këtë ligj do të pastrohej pjesa më e madhe e strukturave të kapura në sistemin e drejtësisë, por nuk do ti shpëtonin ndjekjes as grupet kriminale të interesit nëpër partitë politike. Në thelb të krejt çështjes është edhe rrëzimi i qeverisë Kurti që po del se e ka pas qëllimin që qeveria e re, tani e Avdullah Hoti, ti amortizoj veprimet e qeverisë së mëparshme, dhe më mënyra të ndryshme juridike ta bëjë amnestimin e veprave të kryera të 20 viteve të mëparshme e deri më tani. E në marrëveshjen e radhës mes Serbisë e Kosovës dhe njohjeve të pavarësive reciproke mes veti, të tentohet që nga kjo kohë e tutje të jetësohet ligji i Veiting. Vetëm në këtë mënyrë politikanët në pushtet të deritashëm do ta vlerësonin qeverinë e Avdullah Hotit si qeveri e suksesshme”, thotë eksperti i sigurisë dhe së drejtës Hajrullah Tërnava.

Ndryshe sipas Tërnavës, mënyra se si Hoti e morri drejtimin e Qeverisë dhe vendimet që e presin, nuk mundë të kualifikohen ndryshe veç se një finale që qon në tradhti kombëtare. “Qeveria Hoti i jetësoj ambiciet e veta të ardhjes në pushtet, dhe mënyrën e saj të ardhjes në pushtet, përmes manipulimit të votës. Këtë më së miri po e shohin qytetarët e vendit të cilët e kanë hetuar se cili ishte preteksti i i prishjes së koalicionit të mes LVV-së dhe LDK-së. Në fakt këtu vetëm u abuzua me ato deklaratat e mos acarimit të marrëdhënieve miqësore Amerikë-Kosove” që përkundrazi të gjitha partitë si ato opozitare dhe LDK-ja në pushtet u përafruan dhe i treguan mocionin e mosbesimit Qeveris Kurti, për të vetmin qëllim, që të mos zbatohen reformat në drejtësi dhe që të shpëtojnë të korruptuarit nga përndjekjet për krimet e kryera në përgjithësi. Tash kjo qeveri po rrezikon të mbetet në histori si qeveri me etiketën e tradhtisë kombëtare sepseqeveria e re e ka detyrë me prioritet bisedimet me Serbinë për njohje reciproke mes veti, e që ndërmjetësues i këtyre bisedimeve do të jetë amerikani Richard Grenell por që në tavolinë të bisedimeve do ta kenë edhe projektin Thaçi Vuçiq për shkëmbim, ndarje të territorit të shtetit të Kosovës. Supozohet se këto bisedime do të jenë vendimtare dhe nuk do të zgjasin gjatë si më parë, se në parim shumë nga bisedat e fshehta dhe ato publike të mëparshme kanë rezultuarme përgatitjen e marrëveshjes së cilës vetëm formalisht do të duhej të ja jem firmën e fundit, pas dy tre takimeve formale, kryeministri viktimë i LDK-së Avdullah Hoti. Ai vetëm do ta merr për obligim që ta konfirmon me nënshkrimin e tij në ato vendime të deritashme që i ka përafruar Hashim Thaçi sepse Hashim Thaçit i duhet në fund të karrierës një Kryeministër i tillë i nënshtruar dhe i dëgjueshëm, që në historinë tonë do të mbesin të dytë së bashku, me Presidentin, si një pjesë e historisë së Esat Pashë Toptanit”, thotë Hajrullah Tërnava.

(Kosova Sot Online)