S’ka më karantinë, vetizolim por vetëm kontrolle shëndetësore për ata që hyjnë në Kosovë

  • 07 June 2020 - 13:14
 S’ka më karantinë, vetizolim por vetëm kontrolle shëndetësore për ata që hyjnë në Kosovë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se qytetarë që hyjnë në Kosovë nuk do të kenë më nevojë të vetizolohen, por do të ketë vetëm kontrolle mjekësore për ta.

Zemaj ka thënë se në konsultim me IKSHPK’në është vendosur edhe për ndryshim të masave.

“Që nga 8 qershori, ditë e hënë për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore. Qytetarët nuk do të kenë nevojë t’i nënshtrohen vetëizolimit”, ka thënë Zemaj.

Armend Zemaj ka thënë po ashtu se nga nesër do të hiqet edhe kufizimi i lëvizjes që ishte nga ora 05:00 deri në 21:00.

“Nga dita e hënë hiqet kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikmëri rekomandimet”, ka thënë Zemaj.

(Kosova Sot Online)