E thotë eksperti i njohur: A do ti përfill Qeveria Hoti kërkesat e BE-së për reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit

  • 08 June 2020 - 07:27
E thotë eksperti i njohur: A do ti  përfill Qeveria Hoti kërkesat  e BE-së për reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit

“E vetmja qeveri dhe kryeministër ne Kosovë që iu përkushtua interesave kombëtare shqiptare, të mbrojtjes e të konsolidimit të shtetit, demokracisë, shoqërisë dhe të sundimit të ligjit: luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe VETING-ut ishte qeveria Kurti. Pra rrëzimi i qeverisë legjitime Kurti u bë nga politika e vjetër e dështuar, e korruptuar dhe e pazareve politike, ekonomike dhe territoriale kundër dhe në dëm të interesave të Kosovës. Pra, asgjë pozitive nuk pritet nga qeveria Hoti veçse politika qeverisëse e vijimësisë së politikës së vjetër në mbrojtje të interesave personale, nepotiko-fisnore, korruptive të elitës politike të vjetër të zhytur në zullume, korrupsion, hajni e tradhti publike. Kosova sot është në udhëkryq prej papërgjegjshmërive kombëtare të deputetëve të saj”, thotë njohësi i fushës së të drejtës Skënder Kapiti.

Presioni ndërkombëtar për vazhdimin dhe thellimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, sipas analistëve dhe ekspertëve të së drejtës, do të jetë barra kryesore edhe për Qeverinë Hoti e cila do të kërkohet nga Bashkimi Evropian, për ti hapur Kosovës rrugën e përafrimit me BE-në dhe eventualisht marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave në fund të këtij viti. Kështu mendon njohësi i fushës së sundimit të ligjit Skënder Kapiti, duke u bazuar në mesazhin që ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, i ka dërguar Kryeministrit Avdullah Hoti menjëherë pas zgjedhjes së tij në këtë detyrë. Heldt kërkon që pjesa e programit qeverisës e cila kishte filluar të zbatohet në fillim të mandatit në koalicion me LVV-në, të vazhdohet dhe në formatin e ri të koalicionit qeverisë të LDK-s me AAK dhe Nisma .“Kosova ka një qeveri të re, e votuar nga një shumicë e nevojshme prej 61 deputetëve të zgjedhur. Qeveria paraprake me pjesëmarrjen e LDK’së ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Këto janë tani standardet që ne presim të fillojë”, ka shkruar Heldt në profilin e tij zyrtar në tvitter.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit Skënder Kapiti, thotë se ndryshimi në qeverisje, prishjen e koalicionit, është bërë me qëllim të vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe ikjes nga përgjegjësia, nga ligji dhe përgjegjësia para drejtësisë, pikërisht nga njerëz të involvuar në krim dhe korrupsion, prandaj vazhdimi i qeverisjes nga të tillët do ti bllokon edhe reformat në drejtësi, pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Image
Skender Kapiti

“Nuk priten reforma për sundimin e ligjit dhe të ndërtimit e të funksionimit të shtetit ligjor nga qeveria Hoti sepse kjo qeveri erdhi në pushtet kryesisht për të “normalizuar” dhe ”zgjidhur” mosmarrëveshjet dhe fillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi sipas planit të Beogradit. E vetmja qeveri dhe kryeministër ne Kosovë që iu përkushtua interesave kombëtare shqiptare, të mbrojtjes e të konsolidimit të shtetit, demokracisë, shoqërisë dhe të sundimit të ligjit: luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe VETING-ut ishte qeveria Kurti. Pra rrëzimi i qeverisë legjitime Kurti u bë nga politika e vjetër e dështuar, e korruptuar dhe e pazareve politike, ekonomike dhe territoriale kundër dhe në dëm të interesave të Kosovës. Pra, asgjë pozitive nuk pritet nga qeveria Hoti veçse politika qeverisëse e vijimësisë së politikës së vjetër në mbrojtje të interesave personale, nepotiko-fisnore, korruptive të elitës politike të vjetër të zhytur në zullume, korrupsion, hajni e tradhti publike. Kosova sot është në udhëkryq prej papërgjegjshmërive kombëtare të deputetëve të saj”, thotë Skënder Kapiti.

Sipas Kaptit, përgjegjësja kryesore për vazhdimin e mbajtjes së strukturave të krimit të organizuar në qeverisje dhe në të gjitha nivelet e institucioneve, bllokimin e reformave në drejtësi, bije mbi LDK-në sepse është parti politike që qëllimisht doli nga koalicioni me LVV-në për ta dështuar programin qeverisës në fushën e sundimit të ligjit. “Autorja kryesore e kësaj gjendje është Lidhja Demokratike e Kosovës mbi të cilën rëndon dhe që do t’i hipotekohet në histori fakti i tradhtisë kombëtare dhe i pabesisë e tradhtisë nga ana e saj së pari të votuesve të saj dhe elektoratit që e votoi atë. Ky turp e kjo marre e saj është kjo: LDK-ja, për të, më mirë rezultoi një qeverisje me Listën serbe e cila është zgjatim dhe agjenturë e Beogradit dhe që punon hapur e guximshëm kundër Republikës së Kosovës se sa me Lëvizjen VETEVENDSOSJA dhe me Albin Kurtin. Nëse ndahet Kosova dhe nëse Serbia realizon projektet e saj duke marrë çfarë do dhe i duhet asaj nga Kosova, atëherë pse u bë lufta”, thotë eksperti i së drejtës Skënder Kapiti.

(Kosova Sot Online)