Si arriti Kina ta mbajë të fshehur faktin që koronavirusi është vdekjeprurës
Të tjera prova hedhin dritë mbi përpjekjet e Kinës për të mbajtur të fshehur shpërthimin e pandemisë në fillimet e saj.
Të dhënat tregojnë se Kina censuroi raportimet që vinin nga Wuhan-i.
Gazeta Daily Mail ka zbuluar se të dhënat nga pacientët e sëmurë, të analizuar në të paktën pesë laboratorë, konfirmonin ekzistencën e një koronavirusi të ri përpara se Kina të deklaronte përpara autoriteteve botërore praninë e një sëmundje të re infektive.
Sipas shkencëtarëve, virusi ishte vdekjeprurës. Gazeta shkruan se një skuadër shkencëtarësh kinezë zbuloi se virusi është thellësisht ngjitës, ndërsa ekipet e tjera përpunuan hartën gjenetike të virusit- një zhvillim jetik për testimet dhe vaksinat.
(Kosova Sot Online)