Aksident i tmerrshëm në Itali, shoferin e zë gjumi, vdesin 4 persona e lëndohen 7 të tjerë

  • 08 June 2020 - 08:38
 Aksident i tmerrshëm në Itali, shoferin e zë gjumi, vdesin 4 persona e lëndohen 7 të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Napoli në Itali. 4 perdona kanë vdekur dhe 7 janë lënduar rëndë pasi një 30-vjeçar nga Rumania ka humbur kontrollin e veturës së tij duke u përplasur me një kamion.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen e 4 perona, si dhe janë plagosur 7 persona të tjerë, përfshirë edhe gruan e shoferit.

Në mesin viktimave është edhe vajza e vogël e 30-vjeçarit, e cila ishte në makinë së bashku me fqmijët e tjerë të Emil Ciurar, të cilët për fat shpëtuan.

Emil Ciurar, i arrestuar dhe i akuzuar pas ngjarjes tragjike, tha se ai ishte duke vozitur për 30 orë rresht.

“Unë nuk mund t’i mbaja sytë hapur, isha shumë e lodhur”, është shprehur 30-vjeçari.

Ndërkohë, edhe sipas prokurorit, ishte lodhja që shkaktoi përplasjen fatale me kamionin.

“Ai është një njeri i dëshpëruar dhe vazhdimisht pyet për gruan dhe fëmijët e tij dhe do që të jetë në gjendje të dalë për të shkuar në funeral”, thotë avokati i tij, Giuseppe Martina.

Emil Ciurar dhe familja e tij po shkonin për në Napoli, ku do të punonin si punëtorë sezonalë.

(Kosova Sot Online)