Mbi 2,500 tekste të rralla nga bota islame do të publikohen falas në internet

  • 08 June 2020 - 09:42
 Mbi 2,500 tekste të rralla nga bota islame do të publikohen falas në internet

Më shumë se 2,500 dorëshkrime dhe libra të rrallë nga bota islame, të cilat lidhen me një periudhë më të gjatë se një mijë vjet, do të jenë të qasshme falas në internet.

Biblioteka Kombëtare e Izraelit në Jerusalem e ka digjitalizuar koleksionin e klasit botëror të teksteve në gjuhën arabe, perse dhe turke, të shkruara nga shekulli i nëntë deri në shekullin e kaluar, përfshirë Kuranë të bukur dhe punime letrare, të zbukuruara me ar, shkruan “The Guardian”.

Në këto dokumente përfshihet një kopje iraniane e librit “Tuhfat al-Ahrar”, e krijuar vetëm tri vjet pas përfundimit të koleksionit të vitit 1484 të vargjeve për temat religjioze dhe fetare nga poeti më i madh i misticizmit pers, Nur al-Din Jami.

Pjesë e koleksionit që do të publikohet në internet është edhe një Kuran në miniaturë i shekullit të dhjetë, me përmasa prej vetëm 37 me 68 milimetra. “Ky libër nuk ka qenë për lexim, por më tepër për mbrojtje fetare”, tha Raquel Ukeles, kurator.

Ky Kuran ishte mbajtur gjatë një beteje nga një ushtar i Perandorisë Osmane në rrethimin e Vjenës në vitin 1529, por nuk kishte sjellë fat dhe ishte marrë nga ushtria austriake pas tërheqjes së osmanëve. Libri u ishte kthyer atyre në shekullin e nëntëmbëdhjetë.

(Kosova Sot Online)