Fluks i madh veturash në pikën kufitare Shqipëri – Kosovë

  • 08 June 2020 - 10:06
 Fluks i madh veturash në pikën kufitare Shqipëri – Kosovë

Pasi qeveria Hoti hoqi masat për udhëtarët, ditën e sotme pika kufitare e Morinës i është rikthyer normalitetit. Pala kosovare dhe ajo shqiptare operojnë vetëm me kontrollin e dokumenteve të identifikimit.

Fluksi i lartë i qytetarëve ka bërë që të krijohen radhë të gjata që në orët e para të mëngjesit. Në pikën kufitare ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, kryeinspektorja shëndetësore, Nora Krasniqi  dhe kryeinspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Ibrahim

(Kosova Sot Online)