Paralajmëron sërish Naser Ramadani: Mund të kemi shumë viktima nga COVID-19

  • 08 June 2020 - 10:30
 Paralajmëron sërish Naser Ramadani: Mund të kemi shumë viktima nga COVID-19

Drejtori i IKSHPK-së, Naser  Ramadani, ka bërë sërish apel që masat e ndërmarra nga ta të respektohen nga qytetarët. Nga aty, drejtori Ramadani tha se nëse nuk respektohen këto masa mund të ketë më shumë viktima nga Coronavirusi.

“Kalimi i lirë i kufirit nuk nënkupton rrezikimin e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, por duke u mbrojtur dhe duke rekomanduar masat, siç janë mbajtja e higjienës dhe distancës. Nëse këto masa nuk ndërmerren këto masa IKSHP do të ndërmarrë masa më rigoroze, deri tek ndalimi i qarkullimit. Kemi menduar se për këto muaj qytetarët kanë kuptuar masat e ndërmarra nga ne”, tha ai.

“Nëse virusi e merr një qytetarët e ka pasojat e njëjta siç ishte në fillim. Ne duhet të mësohemi ne normalitetin e ri. Pa maska dhe pa mbajtje të distancës ne mund të kemi viktima”, tha Ramadani.

“Masat e reja flasin për pakujdesi së qytetarëve të cilët nuk po i respektojnë masat, siç janë përdorimi i maskave dhe mbajtja e distancës. Kjo kërkohet që qytetarët të në ndihmojnë neve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)