Shënjestroi Ardian Çapjen! Autorët i vënë flakën, shpërthejnë fishekët brenda makinës, plagoset zjarrfikësi

  • 08 June 2020 - 11:27
 Shënjestroi Ardian Çapjen! Autorët i vënë flakën, shpërthejnë fishekët brenda makinës, plagoset zjarrfikësi

Rreth orës 10:30 të paradites së sotme është regjistruar një përplasje me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Krastës. Nga përplasja me armë është plagosur Ardian Çapja.

Autorët pas ngjarjes në Krastë të Elbasanit kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit. Brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia duke plagosur njërin prej zjarrfikësve që po shuante flakët.

(Kosova Sot Online)