Mjekët ia nxjerrin peshkun nga zorra e trashë, kinezi thotë se u ul në të aksidentalisht

  • 08 June 2020 - 11:30
 Mjekët ia nxjerrin peshkun nga zorra e trashë, kinezi thotë se u ul në të aksidentalisht

Një burri 30-vjeçar në Kinë mjekët ia kanë larguar nga zorra e trashë një peshk. Ai tha se peshku iu fut në zorrë pasi u ul mbi të aksidentalisht.

Në internet janë publikuar pamje të nxjerrjes së peshkut nga organizmi i këtij personi. Në raportimet  e medieve lokale nuk përmendet madhësia e peshkut, por ky lloj zakonisht është i gjatë nga 30 deri në 40 centimentra.

Incidenti besohet të ketë ndodhur të martën e kaluar në provincën Guangond, e cila shtrihet në pjesën jugore të Kinës, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Mjekët e zbuluan praninë e peshkut në zorrë përmes fotografimit me rreze X pasi burri kishte shkuar në spital duke u ankuar për dhimbje të madhe në bark.

Pacienti, emri i të cilit nuk është bërë publik, tha se peshku i rrëshqiti brenda zorrës pasi ishte ulur aksidentalisht mbi të.

Ai kishte shkuar në spital vetëm pasi kishte dështuar që ta largojë vetë peshkun.

Mjekët ishin të detyruar t’ia largonin peshkun përmes hapjes kirurgjike në bark për shkak të madhësisë së konsiderueshme të tij.

(Kosova Sot Online)