Zvicrës tani i teprojnë maskat, pothuajse askush nuk po i përdor

  • 08 June 2020 - 11:38
Zvicrës tani i teprojnë maskat, pothuajse askush nuk po i përdor

Pas fushatës për sigurmin e tyre, Zvicra tashmë është “vërshuar” nga miliona maska ëhigjienike dhe nuk di më ku t`i vendosë ato

Pas “krizës së maskave”, gjegjësisht debateve që zgjatën rreth dy muaj rreth mungesës së maskave mbrojtëse, tani Zvicra “po fundoset” në tepricën e këtyre maskave

Siç shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”, Zvicra po mbytet nën maskat ëmbrojtëse. Pas fushatës për sigurmin e tyre, Zvicra tashmë është “vërshuar” nga miliona maska ëhigjienike dhe nuk di më ku t`i vendosë ato, transmeton albinfo.ch. Rrallëkush është duke përdorur këtë mjet mbrojtës, shkruan gazeta.

NZZ pohimet në këtë artikull i mbështet në një dosje mbi pandeminë në Zvicër. Autoritetet dhe ushtria kishin urdhëruan sigurimin e rreth 250 milionë njësive (maskave) midis fundit të marsit dhe fillimit të qershorit.

Rreth 40 milionë prej tyre u janë dorëzuar kantoneve dhe shitësve me pakicë me çmimin e kostos, përcjell albinfo.ch. 90 milionë maska ëtë tjera të porositura janë akoma në Kinë ose rrugës për në Zvicër.

Po ashtu tashmë ishin rreth 120 milion njësi në depot përkatëse gjithandej në Zvicër. Kështu, mbetet e hapur se çfarë duhet të ndodhë me maskat e tepërta, shkruan NZZ am Sonntag.

(Kosova Sot Online)