Polonia do të mbyllë 12 miniera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

  • 08 June 2020 - 11:39
 Polonia do të mbyllë 12 miniera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Polonia do të mbyllë dy miniera të qymyrit që janë në pronë shtetërore dhe dhjetë tjera në pronësi të grupit PGG të martën për tri javë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri në mesin e minatorëve.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Jacek Sasin të hënën, raporton agjencia Reuters. Polonia ka regjistruar një rritje të rasteve me koronavirus në mesin e minatorëve, ku rajoni i qymyrit në jug të shtetit ka regjistruar numrin më të lartë të infektuarve.

Minatorët e qymyrit përbëjnë 20 për qind të gjitha rasteve me koronavirus në Poloni, ka njoftuar agjencia shtetërore PAP.

“Masa të tilla duhet të merren për të parandaluar përhapjen”, ka thënë Sasin në konferencë për media.

Aksionet e kompanisë shtetërore JSW, që është prodhuesi më i madh në Bashkimin Evropian për qymyr koks, kanë rënë për dhjetë për qind me kumtimin e lajmit. Ka njoftuar në një deklaratë të hënën se janë raportuar në total 2771 raste me koronavirus, kryesisht në minierat në Pniowek dhe Zofiowka.

JSW dhe PGG kanë të punësuar 20 mijë përkatësisht 40 mijë punëtorë.

Pandemia e koronavirusit ka shtuar vështirësitë financiare në Poloni. PGG ka njoftuar se mund të paguajë paga vetëm deri në korrik.

(Kosova Sot Online)