U kapën duke bërë s*ks para martesës, çifti goditet 100 herë me kamxhik

  • 08 June 2020 - 11:40
U kapën duke bërë s*ks para martesës, çifti goditet 100 herë me kamxhik

Një çift i ri indonezian, i cili u kap duke kryer marrëdhënie seksuale para martese, është rrahur me kamxhik.

Dy të rinjve, si fillim u është matur temperatura dhe më pas i është vendosur maskë në fytyrë, prej masave të koronavirusit.

Më pas ata janë fshikulluar të dy 100 herë me kamxhik para qindra njerëzve.

Ky lloj ndëshkimi që vazhdon prej shumë kohësh, është një shkelje e ligjit të Sheriatit në provinca me shumicë myslimane dhe si dënim marrin 100 rrahje me kamxhik. Ligji i sheriatit u miratua nga qeveria kombëtare në 2001.

Amnesty International e ka dënuar këtë praktikë, duke theksuar se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Aceh është rajoni i vetëm me shumicë myslimane në Indonezi, i cili jep këtë lloj ndëshkimi nëse kapesh duke luajtur kumar, në tradhti bashkëshortore, pirjen e alkoolit dhe seksin gay

Image

(Kosova Sot Online)