Sot fillon faza e dytë e dezinsektimit në kryeqytet

  • 08 June 2020 - 11:53
 Sot fillon faza e dytë e dezinsektimit në kryeqytet

Sot nga ora 19:00 fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Dezinsektimi do të bëhet në Aktash, Parkun e Qytetit, Pejton, Lakrishtë, Qendër të Qytetit, Vellushë, Lagje të Muhaxherëve, Tophane dhe te Vneshtat.

“Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj, lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

(Kosova Sot Online)