Kush e vrau kryeministrin e Suedisë? Provat e reja pritet t’i japin përgjigjje kësaj pyetjeje

  • 08 June 2020 - 12:14
 Kush e vrau kryeministrin e Suedisë? Provat e reja pritet t’i japin përgjigjje kësaj pyetjeje

Gjetjet e hetimeve në një prej rasteve më famëkëqija në botë, vrasjes së kryeministrit suedez Olof Palme më 1986, do të bëhen publike të mërkurën në Stockholm.

Palme ishte qëlluar në shpinë nga afërsia në një rrugë të Stockholmit derisa po kthehej nga kinemaja duke ecur me gruan e tij Lisbethin në një mbrëmje të muajit shkurt. Vrasësi ishet zhdukur rrugëve dhe misteri e ka kapluar policinë suedeze që prej asaj kohe, duke i dhënë zë teorive spekulative.

Sipas njërës teori kryesore, vrasësi ishte i vetëm dhe mund të ishte angazhuar për të ndaluar politikat social-demokrate të Palmes, ndërsa tjetra përfshin regjimin e apart-heidit në Afrikën e Jugut, shkruan The Guardian.

Zyrtarët e inteligjencës së Afrikës së Jugut janë takuar me hetuesit suedez në Pretoria në muajin mars dhe e kanë dorëzuar një dosje me informacione që lidhen me rastin.

Nuk dihet sidoqoftë nëse kjo dosje përfshin prova të forta.

Për kohë të gjatë ka pasur spekulime mbi rolin e shërbimeve inteligjencte të regjimit të Afrikës së Jugut në atë kohë, pasi Palme mbështeste fuqishëm Kongresin Kombëtar Afrikan.

Takimi mes inteligjencës afrikano-jugore dhe zyrtarëve suedez ndodhi më 18 mars me kërkesën e këtyre të fundit.

As pala suedeze por as ajo afrikanojugore nuk janë përgjigjur në pyetjet e The Guardian.

Goran Bjorkdahl, një diplomat suedez që në mënyrë të pavarur e ka hetuar vrasjen e kryeministrit Palme, është i bindur se regjimi i apartheidit të Afrikës së Jugut ishte përgjegjës për atë vrasje.

Në vitin 2015, Bjorkdahl u takua me disa zyrtarë të lartë të inteligjencës afrikano-jugore në Johannesburg, e të cilët i dhanë emrat e operativëve që thuhet se ishin të përfshirë në vrasjen e kryeministrit të Suedisë.

“Nevoja për të ditur të vërtetën është më e madhe se nevoja për t’i ndëshkuar përgjegjësit,” tha Bjorkdahl, pasi kishte treguar se pala tjetër kërkonte imunitet për krimin e bërë.

Teoria tjetër është se Palme u vra nga një individ që e urrente ideologjikisht kryeministrin social-demokrat të vendit të tij. I dyshuari ishte Stig Engstrom, i njohur si “Skandia man” për shkak se punonte në kompaninë e sigurimeve suedeze, në zyret afër skenës së vrasjes.

Engstron i kishte dhënë fund jetës në vitin 2000. Sipas magazinës suedeze Filter, Engstrom ishte vrasësi, pasi pikërisht i tillë ishte përshkrimi i vrasësit nga dëshmitarët, dhe kishte informacione mbi vrasësin, dhe e kishte gënjyer policinë për vend-ndodhjen e tij në natën e asaj gjëme.

Por, Bjorkdahl nuk është i bindur për një gjë të tillë. Ai beson që Engstrom është fajësuar për shkak se hetuesit zakonisht i japin përkrahje teorisë e cila duket më e thjeshtë.

(Kosova Sot Online)