Indonezia goditet nga një tërmet prej 5.5 ballësh

  • 08 June 2020 - 12:33
Indonezia goditet nga një tërmet prej 5.5 ballësh

Agjencia e Meteorologjisë në Indonezi njoftoi se në këtë vend është regjistruar një tërmet prej 5.5 shkallësh të Rihterit. Dridhja ndodhi në provincën e Sulavesit Verior.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 29 kilometra në juglindje të Bolaang Mongodoë-it, në një thellësi prej 105 kilometrave, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës nuk ka lëshuar ndonjë alarm për cunami pas këtij tërmeti.

Autoritetet nuk kanë raportuar ende për ndonjë viktimë apo dëme materiale.

Në vitin 2018, ishulli Sulavesi u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 7.4 shkallësh të Rihterit, që shkaktoi cunami me valë deri në tri metra të larta. Mbi 2,000 njerëz kishin vdekur nga kjo fatkeqësi.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrtë”, zonë me aktivitet të lartë sizmik përreth Oqeanit Paqësor, dhe goditet shpesh nga tërmetet.

(Kosova Sot Online)