Edukatorja e çerdhes në Prishtinë testohet për COVID -19, pas saj edhe 30 fëmijë

  • 08 June 2020 - 15:08
Edukatorja e çerdhes në Prishtinë testohet për COVID -19, pas saj edhe 30 fëmijë

Një edukatore e një çerdheje në Prishtinë është testuar sot për të parë nëse është prekur me COVID-19. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se do të testohen edhe rreth 30 fëmijë.

Mbrëmjen e së dielës u konfirmuan 10 raste të reja me koronavirus në Prishtinë, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë të dy çerdheve në Prishtinë.

Për COVID-19 do të testohen rreth 30 fëmijë të tri çerdheve të Prishtinës.

“Sot është testuar një edukatore, po e presim rezultatin. Do të testohen rreth 30 fëmijë”, ka thënë Gashi.

Gashi deklaroi se tri çerdhe në Prishtinë po qëndrojnë të mbyllura.

Ndërkohë, mbrëmjen e së dielës, me COVID-19 në Kosovë, kanë rezultuar gjithsej 40 persona.

Deri më tani numri i të prekurve në vend ka arritur 1234, me gjithsej 890 të shëruar dhe 31 viktima.

(Kosova Sot Online)