Shiste drogë me qese plehrash, arrestohet shqiptari në Greqi

  • 08 June 2020 - 15:28
Shiste drogë me qese plehrash, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, i akuzuar se shiste drogë të cilën e kamuflonte me qese plehrash.

Bëhet fjalë për një 25-vjeçar shqiptar, i cili u vu në prangat e policisë greke në Athinë, në afërsi të bashkisë.

Ai shpërndante drogë në qendra të njohura tregtare, ku lëvizte me qese plehrash.

Pas mbajtjes nën vëzhgim, shqiptari u arrestua në 3 qershor, teksa hyri në një dyqan, si blerës i zakonshëm.

Në momentin e arrestimit shqiptarit iu gjetën 2.2 kilogramë kanabis sativa.

Bëhet fjalë për lëndë narkotike të cilësisë së lartë, ndërkohë që qeset e përdorura ishin të izoluara mirë, aq sa nuk mund të nuhateshin as nga qentë.

Krahas shqiptarit, policia greke arrestoi edhe një shitës në dyqan, i cili dyshohet se bashkëpunonte me 25-vjeçarin.

(Kosova Sot Online)