Adoleshenti që për 10 orë e pastroi rrëmujën e protestuesve shpërblehet me veturë dhe bursë

  • 08 June 2020 - 15:34
 Adoleshenti që për 10 orë e pastroi rrëmujën e protestuesve shpërblehet me veturë dhe bursë

Kur Antonio Gëynn i pa dëmet nga protesta në vendlindjen e tij, Buffalo, e mori një fshesë, i bleu disa qese për mbeturina dhe filloi t’i pastronte rrugët vetë.

Ai filloi në orën 2 pas mesnate të hënën dhe nuk u ndal së pastruari për dhjetë orë. Kur një grup i organizuar i fqinjëve erdhi më vonë atë mëngjes për ta filluar pastrimin, ata panë se Antonio tashmë e kishte kryer shumicën e punës.

Antonio është djalë 18-vjeçar, nxënës në shkollë të mesme. Ai tha se pa në televizor se rruga “Bailey” në Buffalo është mbuluar me xhama dhe mbeturina dhe e dinte se njerëzit kanë nevojë ta shfrytëzojnë atë rrugë për të shkuar në punë në mëngjes, shkruan “CNN”.

Kur u përhapën fjalët për veprimin e djaloshit, komuniteti ku ai jeton vendosi ta vlerësonte punën e tij. Matt Block e pa djalin në lajme dhe vendosi t’ia japë si dhuratë veturën e tij të tipit Ford Mustang të vitit 2004.

(Kosova Sot Online)