I mituri nget veturën, rrokulliset në Llukar të Prishtinës

  • 09 June 2020 - 17:28
 I mituri nget veturën, rrokulliset në Llukar të Prishtinës

Një 14-vjeçar nga fshati Llukar sot është vetaksidentuar, derisa ka qenë duke e drejtuar një veturë

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahneti ka deklaruar se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 12:00, në fshatin Llukar ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merren njësiti i trafikut. Ndaj ngasësit ( i mitur) nga ana e policisë do të merren masat konform autorizimeve ligjore” ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)