Lirim me kusht për 1 milion dollarë? Çfarë ndodhi në seancën gjyqësore të policit që vrau Floyd?

  • 09 June 2020 - 19:07
 Lirim me kusht për 1 milion dollarë? Çfarë ndodhi në seancën gjyqësore të policit që vrau Floyd?

Ish-polici i Minneapolis i akuzuar për vrasjen e një njeriu me ngjyrë të paarmatosur, George Floyd, është paraqitur për herë  të parë në gjykatë, ku lirimi me kusht i tij ishte 1,25 milion dollarë (1 milion euro).

Prokurorët përmendën “ashpërsinë e akuzave” dhe zemërimin e publikut si arsyen e ngritjes së çmimit për lirinë e tij nga 1 milion dollarë.

Derek Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe për vrasje pa paramendim. Tre oficerët e tjerë të arrestuar akuzohen për ndihmë dhe nxitje për vrasje.

Vdekja e Floyd në maj çoi në protesta globale dhe i ngriti të gjithë duke bërë thirrje për reformë policore.

Të martën, një shërbim privat funeral do të mbahet në Houston. Shërbimet përkujtimore tashmë janë mbajtur në Minneapolis dhe në Karolinën e Veriut, ku lindi Floyd.

Besohet se një anëtar i familjes shoqëroi trupin e zotit Floyd gjatë një fluturimi për në Teksas vonë të shtunën.

Kandidati për president i demokracisë amerikane, Joe Biden, u takua privatisht me të afërmit e Z. Floid në Houston për të shprehur ngushëllimet e tij të hënën.

Çfarë ndodhi në seancën e lirimit me kusht?

Chauvin, i cili kishte 19 vite që punonte si polic, nuk u shfajësua, pasi u shfaq përmes telekonferencës të hënën.

Ai nuk foli gjatë seancës dëgjimore 15-minutëshe, u prangos dhe veshi një ‘jumpsuit’ portokalli teksa rrinte ulur në një tryezë të vogël.

Gjykatësi Jeannice M Reding vendosi lirim me kusht prej 1,25 milion dollarë pa asnjë parakusht, ose 1 milion dollarë me kushtin që z. Chauvin të mos kontaktojë familjen e Z. Floyd, duke dorëzuar armët e tij të zjarrit dhe të mos punojë në zbatimin e ligjit ose sigurinë teksa pret gjyqin.

Avokati i tij nuk kundërshtoi çmimin e kushtit.

Chauvin, 44 vjeç, aktualisht po mbahet në burgun shtetëror të Minesota në Oak Park Heights, pasi u transferua disa herë.

Paraqitja e tij e ardhshme në gjykatë është caktuar më 29 qershor.

Cilat janë akuzat kundër Chauvin?

Ai përballet me tre akuza të ndara: vrasje të paqëllimshme të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë pa paramendim, për të cilat dënimet maksimale janë afatet e burgut përkatësisht 40, 25 dhe 10 vjet.

Akuza të mëtejshme mund të ngrihen, por duket se nuk ka të ngjarë që ai të akuzohet për vrasje të shkallës së parë pasi prokurorët do të duhej të provonin paramendimin, qëllimin dhe motivin, raporton “Associated Press”.

(Kosova Sot Online)