Covid-19, viti shkollor 2019-2020 me vështirësi

  • 09 June 2020 - 21:28
 Covid-19, viti shkollor 2019-2020 me vështirësi

Pothuajse gjithçka jashtë këtyre rrethojave i është kthyer normalitetit. Por, brenda oborrit dhe hapësirës së shkollës ‘’Ismail Qemajli’’ në kryeqytet nuk ka asnjë lëvizje.

Nxënësit e kësaj shkolle njëjtë sikur në çdo vend të Kosovës, nuk i janë kthyer bankave që nga muaji mars.

E në prag të përfundimit të vitit akademik 2019-2020, shumica e nxënësve po ndjekin mësimin online.

Në fund të këtij procesi sipas një udhëzuesi të publikuar nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, të gjithë nxënësit do të vlerësohen.

E sipas këtij udhëzuesi nota përfundimtare për secilin nxënës nuk duhet të jetë më e ulët se ajo e 11 marsit, kur edhe janë mbyllur shkollat.

Ndërkohë, njohës të çështjeve të arsimit thonë se pos kësaj, në udhëzues janë të evidentuara disa metoda të vlerësimit të nxënësve.

Pupovci, tutje thotë se viti shkollor 2019/2020 nuk mund të vlerësohet si i dështuar.

Sipas tij mësimi online është gjetje produktive për të përmbushur mungesën e mësimit në shkolla gjatë pandemisë.

Ndryshe, shkollave tashmë i janë kthyer nxënësit e klasave të nënta. Ata po mbajnë orë shtesë në kuadër të përgatitjeve për testin e arritshmërisë.

(Kosova Sot Online)