Haxhi Avdyli thotë se zgjedhja e Thaçit president është dhurata më e keqe që LDK i ka bërë vendit

  • 09 June 2020 - 23:11
 Haxhi Avdyli thotë se zgjedhja e Thaçit president është dhurata më e keqe që LDK i ka bërë vendit

Anëtari i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas akuzave të fundit të presidentit Hashim Thaçi ndaj kryeparlamentares, Vjosa Osmani. Ai ka thënë se zgjedhja e tij si president ka qenë gabim.

‘’Hashim Thaqi , një president i zgjedhur edhe me votat e LDK-së, mbetet dhurata me fatkeqe dhe e dëmshme që ua kemi bërë vendit.’’, ka thënë ai.

‘’Me qëllim apo pa qëllim, me përfitime politike për LDK-në apo jo, ajo tashmë ska rëndësi më. Ky mbetet përqarës kronik, një njeri i cili nuk skuqet aspak kur mohon edhe fjalët e tij , që paturpësisht sulmon duke shpifur këdo që ka guximin me ia shpërfaq publikut të vertetat e karakterin e tij politik të shthurur.’’

Ai tutje e akuzon Thacin si përçarës të skenës politike.

‘’Unë e kam konsideruar edhe tani e çdo ditë e më shumë jam i bindur që ky person jo vetëm që ka shkaktuar përqarje të medha në skenën politike por mbetet rreziku më i madh për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.’’, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)