Flet ish agjenti i SHIK-ut: Kështu do ta blejnë Hashim Thaçi dhe krimi i organizuar Gjykatën Speciale për krimet e luftës

  • 10 June 2020 - 07:11
Flet ish agjenti i SHIK-ut: Kështu do ta blejnë Hashim Thaçi dhe krimi i organizuar Gjykatën Speciale për krimet e luftës

“E kam cekur edhe vetë në gjykatë në Hagë, sa isha i ftuar si dëshmitar, se anashkalimi dhe amnestimi i miliona krimeve serbe të kryer nga policija, shtrija dhe pushteti serb në Kosovë, por edhe anashkalimi dhe amnestimi i dhjetëra krimeve të urdhëruara nga Hashim Thaçi dhe vartësve të tij në Kosovë, do të ishte lojë me drejtësi dhe tallje me kufomat e dhjetëra mijëra të vrarëve nga Serbia dhe dhjetëra kufomave tjera të vrara nga ndikimi i Hashim Thaçit. E kam cekë se me amnestimin e këtyre dy palë xhelatëve në Kosovë do të ishte çdo gjykim i pa kuptimtë, jo i drejt dhe i deformuar. Pra do ta bënte gjykatën ndërkombëtare gjykatë politike, gjykatë të ndikuar nga jashtë dhe gjykatë të korruptuar”.

Image
Naim Miftari

Njohës të fushës së sigurisë, duke e përcjell në vazhdimësi, procesin e ngadalshëm të konstituimit të plotë dhe funksionalizimit të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale të Kosovës për krimet e luftës, shprehin shqetësimin e tyre që edhe tani, në fazën e ngritjes së aktakuzave të para, të fortit e politikës të dyshuar nga kjo Gjykatë do ta ushtrojnë ndikimin e tyre dhe blejnë me lek prokurorët dhe gjykatësit e Gjykatës Speciale për ta devalvuar dhe zbehur punën e saj të pa varur.

Është indikative mundësia e krijimit të sërishëm të boshllëkut në punën e Gjykatës Speciale, tash kur është momenti më kritik i vendosjes për ngritjen e aktakuzave të para, sepse së fundi është raportuar për mundësin e largimit të Kryeprokurorit të Speciales, amerikani Jack Smith, për të dhënë dorëheqje dhe angazhim në fushatën elektorale presidenciale në SHBA në kampin e presidentit Trump. Ndonëse nga Gjykata Speciale është mohuar një mundësi e tillë, lajmin e pa konfirmuar e ka dhënë njeriu numër një i afërt me kreun e SHIK-ut Kadri Veselin, ish këshilltari i tij personal si kryetar Kuvendi, Blerim Latifi. Është e pritshme që krimi i organizuar që ka kapur të gjitha institucionet e Kosovës, të provon ta shtrij ndikimin e vetë duke blerë gjykatës dhe prokurorë edhe në Specialen, për të blerë kohë dhe zbehur funksionimin e saj efikas dhe të pa varur në gjykimin e krimeve të luftës, sidomos ato që ndërlidhen me vrasjet politike të pa zbuluara deri më tani, e që pritet të jetë objekt kryesor i hetimit dhe i gjykimit sepse edhe ndërkombëtarët në sistemin e drejtësisë po ndikohen nga biznesi i krimit të organizuar.

“E kam cek edhe më herët se çdo gjykatë ndërkombëtare është politike dhe biznes. Sa i përket Gjykatës speciale me seli në Hagë, Gjykatë kjo e formuar nga raporti tendencioz i Dik Marit, kinse mbi regëtinë e organeve gjatë luftës, tezë kjo e shpikur nga qarqet Serbo-Ruse por e ndikuar dhe e ndihmuar pastaj pas luftës nga afera MEDIKUS, ku kishte të implikuar zyrtar dhe deputet të PDK-së, e pastaj e dimë të gjithë se si është bërë votimi i kësaj gjykate, e dimë rolin negativ të Hashim Thaçit në atë raport por e dimë edhe se si ka ndikuar Thaçi me shantazhe e pazare që i ka detyrua deputetë e Kuvendit për ta pranuar atë gjykatë, e pastaj provoj për ta rrëzuar atë kur e hetoi se mundë të rrezikohet, të gjitha këto flasin se do të ketë përpjekje për ta ndikuar dhe dobësuar punën e saj”.

Një alternativë e ndikimit në Gjykatën Speciale, do të jetë arritja e marrëveshjes me Serbinë për ndryshim kufijsh, përmes së cilës do të amnistohet nga dyshimet dhe ndjekja eventuale i dyshuari kryesor në raportin e Dick Martit Hashim Thaçi dhe disa të tjerë përreth tij. “Pastaj kur e pa se nuk mund ta zhbëjë gjykatën duke tentuar ta shpëton veten, sidomos nga vrasjet politike të kundërshtarëve të vetë, i zënë ngush edhe nga dosjet e UDB-së, ju gjuajt faktorit ndërkombëtar se duhet të bëjë marrëveshje me Serbinë edhe nëse duhet edhe me nda Kosovën, pasi në mënyrë sekrete kishte arrit marrëveshje me palën Serbe dhe Ruse, krejt kjo për ti ikë gjykimit të tij të mundshëm”.

Miftari thotë se nuk është drejtësi ajo që do ta bëjë kjo gjykatë nëse nuk ndiqen të gjithë kryesit e krimeve dhe urdhërdhënësit e tyre. Këtë Miftari e ka thënë edhe në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Speciale.

“E kam cekur edhe vetë në gjykatë në Hagë, sa isha i ftuar si dëshmitar, se anashkalimi dhe amnestimi i miliona krimeve serbe të kryer nga policja, shtrija dhe pushteti serb në Kosovë, por edhe anashkalimi dhe amnestimi i dhjetëra krimeve të urdhëruara nga Hashim Thaçi dhe vartësve të tij në Kosovë, do të ishte lojë me drejtësi dhe tallje me kufomat e dhjetëra mijëra të vrarëve nga Serbia dhe dhjetëra kufomave tjera të vrara nga ndikimi i Hashim Thaçit. E kam cekë se me amnestimin e këtyre dy palë xhelatëve në Kosovë do të ishte çdo gjykim i pa kuptimtë, jo i drejt dhe i deformuar. Pra do ta bënte gjykatën ndërkombëtare gjykatë politike, gjykatë të ndikuar nga jashtë dhe gjykatë të korruptuar”, thotë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

Përvoja nga e kaluara e drejtësisë ndërkombëtare, EULEX-it, sipas Miftarit, nuk jep shpresë se edhe kjo Gjykatë Speciale do të nxjerr gjykime të drejta.

“Është herët të dihet por muajt në ardhje e tregojnë më mirë realitetin e kësaj gjykate. Do të ketë arrestime dhe do të ketë gjykime, por do të ketë edhe dënime që besoj se të dënuarit e mundshëm do jenë vetëm disa koka turke, sakrifica për të shpëtuar vetë Hashim Thaçi me ca shok të tij. Shumica e dëshmitarëve veç janë vrarë apo zhdukur nga krimi i organizuar por dëshmitarët e gjallë që munden me dëshmua këtu, nuk e kam fjalën për dëshmitar të UDB-s serbe por për dëshmitar okular shqiptar vendas, apo të dëmtuar, do të jenë të rrezikuar dhe të shantazhuar, do të jenë të atakuar nga të gjitha anët në Kosovë për tu pamundësuar dëshmitë e tyre”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"