Oda e Mjekëve reagon ashpër për kërcënimin ndaj Lul Rakës

  • 10 June 2020 - 12:46
Oda e Mjekëve reagon ashpër për kërcënimin ndaj Lul Rakës

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ashpër për kërcënimin e një qytetari ndaj mikrobiologut Prof. Lul Raka.

OMK ka shprehur shqetësimin për këcënimin e Rakës, për të cilin ka thënë se është një nga profesionistët më meritor në luftën kundër pandemisë Covid-19.

“Ky kërcënim duhet të jetë shqetësim jo vetëm për komunitetin mjekësor, por për të gjithë qyetarët e Republikës së Kosovës, shëndeti i të cilëve është në duar të profesionisëve tanë shëndetësor, të cilët po bëjnë të pamundurën në luftën kundër virusit edhe duke marr parasysh kushtet e punës”, thuhet në reagimin e OMK-së.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë.

(Kosova Sot Online)