Rrjeti i Grave reagon për “sulmet dhe shpifjet” ndaj Vjosa Osmanit

  • 10 June 2020 - 15:29
Rrjeti i Grave reagon për “sulmet dhe shpifjet” ndaj Vjosa Osmanit

Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë thirrje të ndalen sulmet dhe shpifjes ndaj Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Në reagimin e RrGK’së, nuk përmendet Presidenti Thaçi me të cilin kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka pasur përplasje.

“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh shqetësim për sulmet e vazhdueshme dhe shpifjet ndaj kryeparlamentares së parë në Kosovë, Vjosa Osmanit.Duke përsëritur kërkesën që të ndalen sulmet ndaj grave në politikë dhe vendimmarrje, përmes kësaj letre bëjmë thirrje që të mos cenohet integriteti dhe kontributi i Osmanit në sferën publike”, thuhet në reagimin e RrGK’së.

Tutje në reagim thuhet se kundërshtimet mes bartësve të institucioneve duhet të shprehn pa linqime ndaj familjarëve, duke mos përmendur konkretisht Presidentin Thaçi i cili deklaroi mbrëmë se dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer regjimit të Serbisë.

“Osmani është figurë publike dhe është e angazhuar në politikë tash e një kohë të gjatë, andaj, puna dhe performanca e saj duhet vlerësuar mbi kritere të jetës publike dhe institucionale, dhe asnjëherë duke u nisur nga një mendësi patriarkale dhe një diskurs që në qendër ka familjen. RrGK vlerëson se kundërshtimet politike si dhe mospajtimet institucionale duhet të shprehen pa linqime të tilla ndaj familjarëve të palëve të përfshira”, thuhet tutje në reagim.

(Kosova Sot Online)