Hoti pas vizitës në ASHAK: E kam mbështetjen e akademikëve për bisedimet me Serbinë

  • 10 June 2020 - 16:39
 Hoti pas vizitës në ASHAK: E kam mbështetjen e akademikëve për bisedimet me Serbinë

Kryeministri Avdullah Hoti po nis përgatitjet për dialogun, e thotë se ka marrë përkrahje nga Akademia për qasjen e tij rreth negociatave me Serbinë.

Kryeministri Avdullah Hoti sot ka shkuar në Akademinë e Shkencave, për të folur rreth dialogut me Serbinë. Thotë se do të nisë diskutimet edhe me partitë politike dhe vendet e Quint’it rreth kësaj teme.

Hoti ka shkruar në Facebook se nga Akademia e Shkencave ka marrë përkrahje të fuqishme për qasjen e tij karshi dialogut me Serbinë.

“Në kuadër të shpalosjes së kornizës për procesin e dialogut, sot kam takuar anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nga të cilët mora mbështetje të fuqishme për qasjen e Qeverisë së Kosovës në këtë proces”, thotë kryeministri.

Ai tutje njofton se do të takojë edhe përfaqësuesit e partive dhe të shteteve të Quintit për diskutime rreth dialogut.

Shkrimi i plotë:

Procesi i dialogut me Serbinë duhet të zhvillohet duke e patur një konsensus të brendshëm shtetëror, ndërsa imperativ për të arritur këtë objektiv është bashkëpunimi dhe transparenca e plotë.

Në kuadër të shpalosjes së kornizës për procesin e dialogut, sot kam takuar anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nga të cilët mora mbështetje të fuqishme për qasjen e Qeverisë së Kosovës në këtë proces.

Po ashtu, kam filluar takimet edhe me partitë politike dhe në bashkëpunim me vendet e Kuintit dhe të gjithë partnerët e tjerë vendas, do të punojmë për arritjen e objektivave tona të përbashkëta.

#QeveriaHoti #RKS

(Kosova Sot Online)