Tahiri: Kryeministri Hoti e dinte për votën e AAK’së kundër heqjes së reciprocitetit

  • 10 June 2020 - 17:55
 Tahiri: Kryeministri Hoti e dinte për votën e AAK’së kundër heqjes së reciprocitetit

Zëvendëkryeministri Besnik Tahiri ka thënë në se kryeministri Avdullah Hoti ka qenë i informuar se AAK voton kundër shfuqizimit të vendimit për reciprocitet me Serbinë.

Ai ka thënë se qeveria ku bënë pjesë edhe ky vet është e para që ka paraqitur programin qeverisës në ditën e dytë të punës.

 “Qeveria Kurti e ka heq taksën e duke qenë në detyrë e zëvendësoj atë me reciprocitetin. Aleanca është e vendosur në katër parime që qëndrojmë bashkë me LDK, e para është territori i Kosovës, e dyta është përgjegjësia për demarkacionin, e treta është autostrada e dukagjinit dhe e katërta sundimi i ligjit”, ka thënë Tahiri.

I dërguari i Ramush Haradinaj në qeverinë Hoti ka thënë se kanë njoftuar kryeministrin Hoti për votën kundër heqjes së reciprocitetit.

“Unë nuk e bëjë punën pa e njoftuar partnerin. Kryeministri e ka ditur votën e Aleancës. Ajo që dua të them është se ne ja kemi dhënë hakun Kosovës kur e kemi vendosur taksën. Ne kemi pasur qëndrimin tonë që qytetarët na kanë dhënë besimin e ne sot jemi në qeveri me një marrëveshje politike. Kjo çështje tashmë është e ditur”, tha ai.

(Kosova Sot Online)