Heqja e reciprocitetit pa kushte ndaj Serbisë nënshtrim i ulët i Qeverisë Hoti

  • 10 June 2020 - 18:36
Heqja e reciprocitetit pa kushte ndaj Serbisë nënshtrim i ulët i Qeverisë Hoti

Qeveria marionetë, nga Kryeministri i pa dinjitetshëm, i pa integritet dhe pa personalitet e hoqi reciprocitetin, të shtunën herët në mëngjes. Qeveri e krijuar pas mesnatës, me presione jo ligjore, me veprime jo ligjore të krerëve partiak dhe shtetëror. Qeveri që në ditën e dytë sjell planin qeverisës, qeveri që në mandatin e parë ligjore negociojë  4 muaj, e Avdullah Hoti  solli një  qeveri problematike pas 48 orëve. U hoq reciprociteti, u largua nga programi Vettingu dhe Ligjii për Konfiskimin e Pasurisë, u larguan të gjitha veprimet dhe vendimet që shkonin në drejtim të vënies së rregullit dhe sundimit të ligjit”. 

Njohës të zhvillimeve politike në vend, po e shohin të nxituar vendimin e Qeverisë Hoti për ta suspenduar pa kushte reciprocitetin e vendosur nga Qeveria, pavarësisht se ka gjetur një përkrahje të madhe deklarative ndërkombëtare.

Ish kreu i Agjencionit Kundër Korrupsionit Hasan Preteni, ish epror ushtarak i karrierës, epror i lartë edhe në luftës e UÇK-së, e konsideron nënshtrim të ulët dhe pa kushte veprimin e Qeverisë Hoti, nën presion të Serbisë, duke hequr anuluar të gjitha vendimet e qeverive paraprake, Haradinaj dhe Kurti sa i takon tregtisë me Serbinë. Një veprim i tillë, sipas Pretenit, tani po përcillet edhe me zhvillime të tjera të dëmshme brenda zhvillimeve në shtet, duke u tërhequr nga reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe duke i dhënë prioritet vetëm temës së hapur të  dialogut me Serbinë nën presionin e Beogradit dhe të Listës srpska.

Image
Hasan Preteni

Nëse një qeveri e tillë  etiketohet edhe më emërtimin qeveri kuisling. “Kjo qeveri është qeveri kuislingë, punon për interesat e huaj. Qeveritarët e Kosovës nuk janë patriot, ata janë të pasuruar jashtëligjshëm, të shantazhuar, lakmitar dhe peng i apetiteve të tyre politike që tani po keqpërdorën nga titullarët partiak”. Derisa në vendet e zhvilluara  dhe demokratike, në shoqëri krijohen dhe zhvillohen shtresa të oligarkëve të biznesit, në Kosovë ,nuk ka të tillë sepse ekonomia ngulfatet  nga politikadhe oligarkët vijnë vetëm nga partitë politike. “Në Kosovë nuk ka oligarkë, oligarkët e Kosovës janë politikanët e Kosovës, titullarët e partive politike dhe titullarët e institucioneve. Emrat e pronarëve të firmave janë vetëm sa për sy e faqe. Onazisi, dikur më i pasuri i botës thoshte; “gjithçka blihet me lek, nëse diçka nuk blihet në KEK shto edhe pak lek”. Në Kosovë u vodh shumë. Ata që vodhën shumë tani këto para janë duke i përdorur lekët për të diktuar agjendën politike. Të gjithë liderët partiake nuk kanë parime, nuk kanë idole, ata kanë apetite për lek, dhe lekët e  fituar tani, ata që ua dhanë, i përdorin për shantazh kundër tyre. Isa Mustafa me liderët e pa korruptuar negocionte 4 muaj, me Rakiqin 4 minuta. Se sa i pa dinjitetshëm  është edhe kjo provë, nga lideri partiake, nga menagjuesi i milionave të fondeve u bë zëdhënës. Isa, terminali po punon, ndërtesat po ngritën,ministra i bërë ata që “lehnin” për ty, Dritoni, Agimi, Arbani dhe të tjerët, e ti je bërë zëdhënës i qeverisë. Shtetit dhe rëndëve politike nuk ju frikove por nga Zoti nuk do të ikësh. Fund i tmerrshëm për ty dhe familjen tënde”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"