Gjermania heq kontrollet kufitare për vendet fqinje javën e ardhshme

  • 10 June 2020 - 19:36
 Gjermania heq kontrollet kufitare për vendet fqinje javën e ardhshme

Gjermania do të heqë kontrollet kufitare vendet për fqinje nga fillimi i javës tjetër, duke i dhënë fund kështu periudhës tremujore të kufizimeve kundër pandemisë së koronavirusit.

“Kontrollet për shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe shtetasit zviceranë, që duan të kalojnë kufijtë tokësore të Gjermanisë, do të hiqen nga e marta”, tha ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

Gjithashtu, do të hiqen edhe kërkesat për karantinë për të gjithë vizitorët që vijnë nga BE-ja nga e njëjta datë, me përjashtim të atyre që vijnë nga Spanja, për të cilët kërkesa mbetet në fuqi deri më 21 qershor.

Sidoqoftë, për vizitorët nga shtetet e BE-së, ku shkalla e infektimeve me COVID-19 mbetet e lartë, mund të kërkohet që të hyjnë në karantinë sipas rregullave rajonale.

(Kosova Sot Online)