Koronavirusi në Kosovë, 354 raste ende aktive

  • 10 June 2020 - 20:48
 Koronavirusi në Kosovë, 354 raste ende aktive

Nga 8 shkurti deri më 10 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.479 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.298 raste, ndërsa janë regjistruar 31 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 913 pacientë të prekur nga Covid-19.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 354.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Të mërkurën janë testuar gjithsej 280 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 29 raste.

(Kosova Sot Online)