Thaçi shtyu zgjedhjet e Mitrovicës së Veriut, Bulliqi i VV’së thotë se presidenti po e favorizon LDK’në

  • 11 June 2020 - 19:00
 Thaçi shtyu zgjedhjet e Mitrovicës së Veriut, Bulliqi i VV’së thotë se presidenti po e favorizon LDK’në

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka nënshkruar sot një dokument me të cilin merret vendim që të shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Mirëpo ky vendim duket se nuk i ka pëlqyer kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqit.

Sipas Bulliqit, ku vendim i Thaçit është sinjal edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë.

“Duket që presidenti po ia kthen favorin LDK-së dhe po i del në ndihmë për ta shpëtuar pushtetin e tyre nga humbja e pashmangshme”.

“Në kohën kur qeveria pa legjitimitet i ka hequr të gjitha masat e kufizimit të lëvizjes dhe ka hapur gjitha bizneset dhe po zhvillohet jeta në normalitet, çuditërisht Presidenti paska vendosur për shtyrje të zgjedhjeve në Mitrovicë, konkretisht është sinjal edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë. Në fakt kjo më së paku ka të bëjë me situatën pandemike”.

“Duket që presidenti po ia kthen favorin LDK-së dhe po i del në ndihmë për ta shpëtuar pushtetin e tyre nga humbja e pashmangshme. Sidoqoftë, shtyrja e tyre nuk e tjetërson dot vullnetin e qytetarëve për ndryshim në nivel lokal dhe qendror. Një ditë pashmangshëm do të matemi”.

(Kosova Sot Online)