Thaçi nuk heq dorë nga drejtimi i dialogut, VV’ja thotë se nuk bëhet pjesë e tij

  • 11 June 2020 - 20:54
 Thaçi nuk heq dorë nga drejtimi i dialogut, VV’ja thotë se nuk bëhet pjesë e tij

Krerët institucional vazhdojnë të kenë mospajtime për dialogun, opozita refuzon thirrjen e Qeverisë.

Dialogu me Serbinë, është një nga detyrat më të vështira që ka qeveria e re.

Madje për këtë çështje, kryeministri Avdullah Hoti ka përgatitur platformë të veçantë.

Këtë dokument një ditë më parë e prezantoi para Akademisë së Shkencave, ndërsa këmbënguli se ai do të drejtoj bisedimet me Serbinë.

Por, duket se hise të madhe në këtë proces do të ketë edhe presidenti Hashim Thaci.

Madje ky këtë të enjte, nuk e përjashtoi veten assesi nga ky proces.

E deri sa presidenti është i gatshëm të marr pjesë e ti prij procesit të dialogut, njëjtë nuk është me opozitën.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, thotë se ata nuk do të bëhen pjesë e ndonjë ekipi për negociata me Serbinë.

Lëvizja Vetëvendosje, që tani është edhe partia më e madhe opozitare kanë edhe dyshime mbi marrëveshjen finale të dialogut.

Cështjen e pjesëmarrjes në negociata nuk e kanë definuar ende as Partia Demokratike e Kosovës.

E ata që monitorojnë punën e qeverisë në raport me dialogun po thotë se përfshirja e opozitës në këtë proces i ndihmon pozicionit të shtetit.

Kosova dhe Serbia kanë ndërprerë negociatat që nga koha kur ish qeveria e Ramush Haradinaj kishte vënë tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe.

(Kosova Sot Online)