Qyteza italiane “pa Covid” shet shtëpitë për 1 euro

  • 11 June 2020 - 21:48
 Qyteza italiane “pa Covid” shet shtëpitë për 1 euro

Pandemia globale ka bllokuar shumë përvoja udhëtimi, përfshirë këtu dhe mundësinë për “të rrëmbyer” shtëpitë italiane me çmime të volitshme, por tani që disa vende po dalin nga karantina, trendi i shitjes së banesave për 1 dollar në këtë vend duket se do të kthehet përsëri. Dhe ujditë janë më të mira se kurrë.

Cinquefrondi, një komunitet në rajonin jugor të Kalabrisë, e quan veten një “fshat pa Covid” pasi i ka shpëtuar furisë virusit. Ai shpreson që ky status do të ndihmojë në joshjen e blerësve të shtëpive, që ata po i hedhin në treg për 1 euro.

Qëllimi, ashtu si destinacionet e tjera që bëjnë oferta të ngjashme, është të zbrapsë tendencën e shpopullimit të zonës, pasojë kjo e largimit të të rinjve në kërkim të vendeve më të mirë të punës.

Kryetari i bashkisë, Michele Conia e konsideron kaq serioze këtë detyrë sa I vënë dhe emrin e koduar: “Operacioni Bukuria”. “Gjetja e pronarëve të rinj për shumë shtëpi të braktisura që kemi është një pjesë kryesore e këtij operacioni që unë kam nisur për të rikuperuar pjesë të degraduara e të humbura të qytezës sonë”, tha ai për CNN.

(Kosova Sot Online)