Studimi: Virusi mund të ketë qenë në Kinë në verë të vitit të kaluar

  • 12 June 2020 - 10:44
Studimi: Virusi mund të ketë qenë në Kinë në verë të vitit të kaluar

Koha kur përafërsisht virusi është identifikuar në Kinë ka qenë në dhjetor. Ishte koha kur ky vend kishte alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë, se një lloj virusi i panjohur është duke u përhapur me hapa të shpejtë dhe mund të përfundoj  në pandemi.

Vdekja e parë nga ky virus ishte regjistruar në janar të vitit 2020, kur një 61- vjeçar kishte shkuar në spital me ethe, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje. Në 7 janar, OBSH-ja e kishte identifikuar këtë virus dhe e kishte emëruar si Covid-19.

Kohëve të fundit janë bërë disa hulumtime për të kuptuar më mirë se kur realisht kishte filluar shpërthimi i këtij virusi.

Sipas një studimi të fundit, supozohet që ky virus ka shpërthyer shumë më herët se kur është raportuar. Hulumtimet tregojnë se  gjatë verës së vitit të kaluar në Wuhan ishte vërejtur një numër i lartë i personave në spitalet e kësaj province, të cilët kishin pasur simptoma të ngjashme me ato të gripit sezonal.

“Duket qartë se ky virus ka filluar të paraqitet shumë më herët se në dhjetor”, tha Dr. John Brownstein, profesor në shkollën e mjekësisë ne Harvard.

Ky studim konsiderohet si një sugjerim, prandaj duhet bërë hulumtime të tjera për të konfirmuar këtë teori.

(Kosova Sot Online)