Policia kërkon ndihmë e qytetarëve për të arrestuar këtë person për vjedhje të rëndë

  • 12 June 2020 - 13:32
Policia kërkon ndihmë e qytetarëve për të arrestuar këtë person për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për të arrestuar një person që është i kërkuar për disa vepra penale për vjedhje të rëndë.

Personi i kërkuar është Isuf Allçi, i lindur më 15.11.1998 në Has të Shqipërsië.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën për bashkëpunim të DRP Pejë.

(Kosova Sot Online)