Mashtruan klientët me reklamat, dy pronarët e një restoranti dënohen me 723 vite burg

  • 12 June 2020 - 14:16
Mashtruan klientët me reklamat, dy pronarët e një restoranti dënohen me 723 vite burg

Dy pronarë restorantesh janë dënuar me 723 vite burg në Tajlandë pasi mashtruan klientët me reklamat e tyre për ushqimet e detit.

Apichart Boëornbancharak dhe Prapassorn Baëornban u shisnin klientëve kuponë që ju jepnin të drejtën të konsumonin ushqime deti me një çmim jashtëzakonisht të ulët.

Por pronarët e restorantit i tërhiqnin promocionet, duke bërë që qindra klientë të pakënaqur të bënin ankesa.

Prokurorët thanë se ata ishin të vetëdijshëm se oferta e tyre nuk mund të përmbushej.

“Ishte e pamundur që të shitej ushqim i tillë i cilësisë së lartë me atë çmim që u reklamua,”- thanë prokurorët në gjykatë, duke shtuar se të pandehurit nuk kishin për qëllim të përmbushinin ofertat që u bënin klientëve.

Dy pronarët u arrestuar në shtator dhe u mbajtën në burg deri tani.

Janë më shumë se 347 klientë që kishin blerë kuponët pasi ishin reklamuar në Facebook dhe media të tjera sociale.

Në Tajlandë jepen shpesh dënime të tilla me burg për shkak të akuzave të shumta ndaj të pandehurve por sipas ligjit ata nuk do qëndrojnë në burg më shumë se 20 vite.

(Kosova Sot Online)