Kurti: Ish Burgu i Prishtinës nga sot u bë muze

  • 12 June 2020 - 15:35
Kurti: Ish Burgu i Prishtinës nga sot u bë muze

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se "Streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjes" quhet përnjëherë, tashmë ish Burgu i Prishtinës i cili sot u bë muze.

Kurti ka shkruar në Facebook se Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Rexhep Mala e Ukshin Hoti janë disa prej emrave të cilët u mbajtën e u malltretuan në këtë burg.

“Do të mblidhen shumë kujtime e dëshmi të cilat do të vendosen në këtë muze që të ilustrohet dhuna e regjimit serb mbi patriotët shqiptar. Nëse keni dëshmi apo e njihni dikë që ka qenë në këtë burg mund të shkruani në adresat e bëra publike”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)