Albulena Haxhiu e merr burrin dhe fëmijët nisen në pikë

  • 12 June 2020 - 17:02
 Albulena Haxhiu e merr burrin dhe fëmijët nisen në pikë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është nisur me bashkëshortin dhe fëmijët për në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për ku është thirrur sot manifestim nga Lëvizja Vetëvendosje.

Haxhiu ka publikuar një fotografi në Facebook, duke shkruar “U nisëm në ë”.

VV-ja e ka thirrur këtë manifestim për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes.

Ndryshe, kur kanë mbetur edhe pak minuta para fillimit të tubimit të paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke rikujtuar edhe vërejtjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se tubimet masive rrisin mundësinë për përhapjen e COVID-19.

Zemaj thotë se një vërejtje të tillë për shmangien e tubimeve masive e kanë dhënë në mënyrë të vazhdueshme edhe nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ai përveç tjerash është lutur që nga tubimi i sotëm të mos shkaktohet ndonjë valë e madhe e të infektuarve me COVID-19, siç kishte ndodhur në Itali në një ndeshje futbolli ku ishin infektuar rreth 40 mijë persona.

(Kosova Sot Online)