Nuk respektohet distanca sociale në tubimin e VV’së, përkrahësit në pritje të Kurtit

  • 12 June 2020 - 17:06
 Nuk respektohet distanca sociale në tubimin e VV’së, përkrahësit në pritje të Kurtit

Për pak minuta pritet që të fillojë tubimi i paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë tubim qytetarët të cilët po marrin pjesë nuk janë duke respektuar fare rekomandimet te IKSHP-së për ruajtje të distancës sociale.

Ata tashmë janë grumbulluar tek sheshi “Skënderbeu” dhe po e presin liderin e Vetëvendosjes t’iu bashkohet në tubim që është organizuar edhe për nder të 15 vjetorit të themelimit të partisë.

I shqetësuar me këtë tubim është shfaqur edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili është lutur që ky tubim i sotëm të mos shndërrohet në një vatër të shpërthimit të COVID-19.

(Kosova Sot Online)