Kurti arrin në sheshin kryesor të Prishtinës, pas pak nis tubimi

  • 12 June 2020 - 17:17
 Kurti arrin në sheshin kryesor të Prishtinës, pas pak nis tubimi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministri Albin Kurti, tashmë ka arritur në sheshin Skenderbeu të Prishtinës dhe pas pak pritet të fillojë tubimi i partisë së tij.

Tubimi i VV’së për nder të 15-vjetorit të themelimit të saj pritet të nis pas pak, e aty kanë arritur figurat kryesore të partisë.

Bashkë me Kurtin, në tubim janë edhe ish-ministrat  Blerim Reka, Rozeta Hajdari, Glauk Konjufca dhe disa deputetë të kësaj partie.

Vetëvendosje këtë ngjarje e ka klasifikuar si tubim, e jo protestë, ndonëse kishin paralajmëruar organizimin e tyre për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)