Fenomen i rrallë natyror/ Uji i liqenit 50 mijë vjeçar merr papritur ngjyrë rozë

  • 12 June 2020 - 20:24
Fenomen i rrallë natyror/ Uji i liqenit 50 mijë vjeçar merr papritur ngjyrë rozë

Një fenomen i rrallë natyror ka ndodhur, pasi uji i një liqeni mijëra vjeçar në Indi, që tërheq çdo vit turistë të shumtë, ka marrë papritur ngjyrë rozë.

Sipas ekspertëve, besohet se ndryshimi ka ndodhur për shkak të rritjes së nivelit të kripës ose algave të kuqe.

Por megjithatë, dukuria është bërë objekt i një studimi që do të përcaktojë përfundimisht çfarë e ka shkaktuar ndryshimin e ngjyrës.

Liqeni Lohar, një habitat natyral 50 000 vjeçar, që gjendet në shtetin indian të Maharashatras, ditët e fundit ka ndryshuar ngjyrën e tij, në një rozë të theksuar. Ky shndërrim ka çuditur jo vetëm vendasit, por edhe ekspertët e mjedisit. Këta të fundit besojnë se ndryshimi ka ardhur për shkak të rritjes së kripës në ujë, pranisë së algave ose nga kombinimi I ujërave të ardhur nga Liqeni Salt i Utah-ut ose Liqenit Hillier, në Australi.

Gajanan Kharat, një gjeolog lokal, tha se fenomeni në fakt është I përsëritur por ngjyra rozë nuk ishte kaq e theksuar.

"Sasia e ujit në liqen është zvogëluar dhe liqeni është bërë i cekët, kështu që kripësia është rritur dhe ka shkaktuar disa ndryshime të brendshme", tha ai.

Studiuesit, sipas Kharat, po verifikojnë gjithashtu nëse prania e algave të kuqe shkaktoi ndryshimin e ngjyrës. Mostrat janë dërguar në disa laboratorë dhe pasi të jenë analizuar, ekspertët do të jenë në gjendje të thonë përfundimisht pse uji i liqenit është bërë i kuq.

Liqeni, i cili ndodhet rreth 500 kilometra në lindje të Mumbait, u krijua pasi një meteor goditi Tokën rreth 50,000 vjet më pare. Çdo vit ky atraksion turistik tërheq me mijëra turistë që vizitojnë Indinë. 

(Kosova Sot Online)