Akuzohet për vrasjen e Floyd, ish-polici mund të marrë mbi 1 milion dollarë pension edhe nëse dënohet

  • 12 June 2020 - 20:38
 Akuzohet për vrasjen e Floyd, ish-polici mund të marrë mbi 1 milion dollarë pension edhe nëse dënohet

Ish-oficeri i policisë, në duart e të cilit humbi jetën afro-amerikani George Floyd, mund të marrë më shumë se 1 milion dollarë në benefite pensioni, edhe nëse dënohet me burg.

44-vjeçari Derek Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë pasi mbajti gjurin e tij mbi 9 minuta në grykën e Floyd. Ai e mbajti gjurin tek qafa e Floydit edhe pse 46-vjeçari vazhdonte t’i lutej që ta lëshonte sepse nuk mund të merrte frymë.

Edhe nëse Chauvin dënohet me burg për vrasje, ai gjithsesi mund të marrë paratë nëse vendos që të dalë në pension pas moshës 50-vjeçare, sipas CNN.

Disa shtete në SHBA kanë ligje që nuk i lejojnë punonjësit publikë që të marrin para nëse dënohen për krime të rënda, por Minnesota nuk është një prej tyre.

(Kosova Sot Online)