Mijëra veta në shesh, gjithçka që ndodhi gjatë tubimit të sotëm të VV’së në Prishtinë

  • 12 June 2020 - 21:55
 Mijëra veta në shesh, gjithçka që ndodhi gjatë tubimit të sotëm të VV’së në Prishtinë

Distancë nuk mbanin as fizikisht e as në mendime. Turmës së njerëzve që fillonte në sheshin “Skënderbeu” fundi i shihej te sheshi “Nënë Tereza”.

Disa me maska e të tjerë pa to, iu bashkuan tubimit publik me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje,

E nga Malisheva, një ish- luftetar i UÇK-se ka dy arsye për të festuar.

Qytetarë nga vende të ndryshme po e vlerësojnë kontributin e Lëvizjes Vetevendosje.

E disa prej tyre po vazhdojnë me kërkesën për zgjedhje të reja.

Me të filluar tubimi po shtohej edhe entuziazmi i qytetarëve.

Nga to s’po kursehej as Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.

Gjithë këto brohoritje nuk po ia prishnin gjumin dikujt.

E përkrahjen për këtë parti e shfaqën më shumë se kurdo kur në binë u shfaq Albin Kurti.

Madje dikë po e qetëson zëri i tij.

Për t’iu bashkangjtur këtij tubimi një i ri mori rrugë me kilometra.

Gjatë gjithë tubimit pjesëtarë të Policisë të Kosovës u panë nëpër rrugët e kryeqytetit për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

Ky tubim publik u organizua nga LVV per nder të 15 bjetorit të formimit të partisë dhe 21 vjetorit të clirimit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)