Adoleshentja që filmoi vdekjen e George Floyd rrëfen tmerrin e përjetuar

  • 12 June 2020 - 22:04
 Adoleshentja që filmoi vdekjen e George Floyd rrëfen tmerrin e përjetuar

Adoleshentja e cila filmoi momentet e fundit të jetës së afro-amerikanit George Floyd, ka folur për herë të parë për mediat në prezencë të avokatit të saj. Ajo u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se me atë veprim do të kthehej në një heroinë dhe video e realizuar prej saj do të kishte një ndikim në mbarë botën.

Darnella Fraizier, 17-vjeçe, rrëfeu se ishte duke shëtitur me kushërirën e saj 9-vjeçare kur është ndeshur me ngjarjen tronditëse.

“Ajo nuk e ka idenë se do të jetë dëshmitare dhe se do të dokumentoj një nga vrasjet më të tmerrshme në historinë e SHBA-ve, e bërë nga një zyrtar policor. Po t’i kishte munguar guximi, vendosmëria dhe dëshira e madhe për ta treguar të vërtetën, ajo vrasje do të qëndronte e mistershme dhe nuk do të kishte këtë impakt”, u shpreh avokati Seth Cobin.

Darnella tregoi se kurrë nuk e kishte menduar se në telefonin e saj do të regjistronte momentet e fundit të jetës së George Floyd, duke shtuar se këtë veprim nuk e ka bërë për të fituar statusin e një heroine.

“Në atë moment mendova, bota ka nevojë të shohë atë çfarë  shikova unë. Gjëra të tilla kanë ndodhur dhe në të kaluarën, por nuk kanë pasur këtë impakt. Nuk e kam bërë këtë që të quhem një heroinë jo. Thjesht doja që e gjithë bota të shikonte këtë vdekje tragjike”, u shpreh 17-vjeçarja.

(Kosova Sot Online)