Vrasje në tentativë në Mitrovicë

  • 13 June 2020 - 11:10
 Vrasje në tentativë në Mitrovicë

Një burrë në Mitrovicë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga tre persona.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiksuar pesë fishekë të kalibrit 6mm.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë  fishekë të kalibrit 6mm. Viktima  ka pranuar tretman mjekësor, kishte plagë në kokë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)