Kurti publikon fjalimin ku falënderon NATO’n dhe Amerikën për çlirimin e Kosovës

  • 13 June 2020 - 11:51
 Kurti publikon fjalimin ku falënderon NATO’n dhe Amerikën për çlirimin e Kosovës

Lideri i VV’së, Albin Kurti e ka falënderuar Aleancën Veri-Atlantike dhe Amerikën për çlirimin e Kosovës. Ka thënë se SHBA i ka dhënë ndihmë të vazhdueshme Kosovës.

“Sot i jemi mirënjohës NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmën në kauzën tonë të drejtë për liri dhe vetëvendosje, dhe për ndihmën e vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie demokratike”, ka shkruar Kurti në Fb.

Ish-Kryeministri Kurti ka thënë se ka folur edhe për sakrificën e ushtarëve të UÇK’së.

“Para 21 viteve, më 12 qershor 1999, këmbësoria e NATO-s hyri në Kosovë duke shënuar kështu zyrtarisht fundin e luftës dhe çlirimin e Kosovës. Sot, ne kujtojmë dhe festojmë këtë liri që e fituam me gjakun e dëshmorëve tanë, betejat e UÇK-së dhe me sakrificën e gjeneratave të tëra”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)