Nga zyra e Agim Veliut kritikojnë ish-ministrin Vitia për tubimin e djeshëm të VV’së

  • 13 June 2020 - 12:33
 Nga zyra e Agim Veliut kritikojnë ish-ministrin Vitia për tubimin e djeshëm të VV’së

Shefi i kabinetit të Agim Veliut në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij në manifestimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që u mbajtë të premten në Prishtinë.

Në një shkrim në Facebook, Gecaj, e ka quajtur papërgjegjësi totale rrëzikimin e popullatës në formë të tillë, teksa kritikoi ish-ministrin Vitia.

Në tubimin e djeshëm të VV’së kanë marrë pjesë qindra qytetarë të cilët s’kanë respektuar fare rekomandimin e IKSHPK-së për mbajtjen e distancës sociale.

Një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta edhe të institucioneve të shtetit.

Shkrimi i plotë:

 

Njeriu udhëheqë me shembullin personal (one leads by example)! Rrezikimi i popullatës në këtë mënyrë është...

Publiée par Bajram Gecaj sur Samedi 13 juin 2020

(Kosova Sot Online)