Rusia shënon mbi 8,700 raste ditore të koronavirusit

  • 13 June 2020 - 15:21
 Rusia shënon mbi 8,700 raste ditore të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë regjistruar 8,706 raste të reja të koronavirusit. Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në mbi 520,000.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit prill nga sëmundja e re në Rusi kanë vdekur më shumë se 2,700 persona, shkruan “Reuters”.

Rusia tashmë e ka numrin e tretë më të lartë të të infektuarve në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe BRazilit. Shifra e përgjithshme e të vdekurve është 6,829, shumë herë më e vogël se viktimat që janë shënuar në vendet që kanë shkallë të lartë të përhapjes së virusit.

Kremlini ka mohuar se ka probleme me të dhënat zyrtare pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shkalla e ulët e vdekshmërisë në Rusi është vështirë të kuptohet.

Udhëheqësja e task-forcës për koronavirusit, Tatiana Golikova, tha se statistikat për numrin e të vdekurve mund të kenë nevojë që të rishikohen, por ky organ nuk dha komente shtesë.

Departamenti i Shëndetësisë në Moskë këtë javë e ndryshoi numrin e viktimave për muajin maj, duke i cituar ndryshimet në mënyrën e përcaktimit të shkakut të vdekjes për pacientët që kanë edhe probleme të tjera shëndetësore.

Pavarësisht numrit të lartë të infektimeve, Rusia ka filluar t’i largojë masat kufizuese, të cilat ishin vendosur me qëllim të luftimit të përhapjes së virusit të ri.

(Kosova Sot Online)